Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishtë të Patosit. Sipas burimeve raportohet se incidenti ka ndodhur gjatë ngjitjes të tubove plastike që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit të kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara tubat me dimetër 1.5 metra janë shkrumbuar totalisht.
Komento
Komente
