Benet Beci duke vizituar të asfiksuarin nga zjarri

Zjarr në Shkodër drejt shuarjes, dy zjarrfikës dhe një e moshuar dërgohen në spital nga asfiksia

14 Qershor, 21:56| Përditesimi: 14 Qershor, 22:04

  • Share

 

Zjarri që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorur në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtar që operonin në këtë zonë.

Bëhet me dije nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja se 2 zjarrfikës dhe një e moshuar janë asfiksuar nga zjarri dhe janë dërguar në spital.

Flakët e zjarrit kanë kryer mjaft dëme materiale dhe siç bëhet me dije zjarri është drejt shuarjes edhe pas ndihmës së ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?