Françeska Murati dhe kompleksi ku ra zjarri

VIP & Spektakël

Zjarr në shtëpinë e ish-banores së Big Brother? Françeska Murati: Mbështetja juaj më preku shumë

25 Qershor, 09:41| Përditesimi: 25 Qershor, 09:43

  • Share

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Franceska Murati, ka reaguar pas lajmeve se shtëpia që sapo kishte blerë ishte përfshirë nga flakët.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Franceska shprehet se çdo gjë është në rregull.

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë”, tha Françeska Murati.

Më pas Murati theksoi se nuk kishte vend për panik.

“Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm mos me hap panik kot me video të tilla. Pikë së pari nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne”, përfundon shkrimi i saj.

Videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe punimet që po zhvillohen në banesën e saj të re.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?