Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë kërkon zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësit

19 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 20 Shkurt, 01:27

  • Share

Tirane- Kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësinë, deputetja demokrate Zheni Gjergji kërkoi sot zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësve të zjarrit në QSUT. Gjithashtu marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. Përmes një deklarate për median Gjergji bëri me faj drejtuesit e QSUT-së dhe të ministrisë

“Ajo çfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare "Nënë Tereza", është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare.  Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin sherbime. Miliardat , Qeveria i çon për biznesin e konçesioneve dhe në xhepat e oligarkëve” deklaron Zheni Gjergji.

Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro.

Për shkak të dëmeve urgjenca është ende jashtë funksionit.

Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin "Shefqet Ndroqi".

Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t'iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë' deklaroi ajo.

Deputetja bën thirrje për tiu bashkuar nesër protestës para kryeministrisë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?