Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në vendparkimet pranë Bashkisë në Sarandë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe kalimtarët.Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk raportohet për dëme.
Sipas përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.