Kronikë

Zjarr në Vermosh të Malësisë së Madhe, flakët dalin jashtë kontrollit, rrezikohet kurora e gjelbër e zonës

9 Korrik 2021, 15:38| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 15:49

  • Share

Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe vijojnë të shkrumbojë hapësira të tëra me pyje, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarri ka rënë në kufirin me Malin e Zi, ndërsa rrezikohen qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.

Shuarja e flakëve duket e pamundur me ndërhyrjen e zjarrfikësve vetëm nga toka me mjetet e repartit zjarrfikës të Malësisë së Madhe, ndërsa kërkohet  ndërhyrje nga ajri.

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?