Mbetet aktive edhe pas 24 orësh, vatra e zjarrit që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në fshatin Kapshticë. Rreth 50 forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Devoll, mbështetur nga drejtoria e shërbimit pyjor, policia, policia kufitare dhe banorë të zonave, po vijojnë ndërhyrjen në terren për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat favorizohen nga era dhe temperaturat e lartë.
Sipas një bilanci paraprak, sipërfaqja e përshkruar dhe e djegur arrin në rreth 250 hektarë, pjesa më e madhe e së cilës është bimësi e ulët dhe shkurre. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës që e favorizon zjarri, në anën e Kapshticës vijon të jetë aktiv duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila po përfshin me ritme të shpejta të gjithë pllajën e malit.
Forcat zjarrfikëse po punojnë edhe me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht. Duhet thënë që ndërhyrja është bërë në kohë, por era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.
Ndërhyrja në kohë e grupeve të punës bëri të mundur shpëtimin e dhjetra bagëtive dhe një ferme bletësh në fshatin Vërnik të cilat u rrezikuan nga zjarri. Gjatë mëngjesit të sotëm, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, në ndihmë për shuarjen e zjarrit mbërritën edhe forcat zjarrfikëse të palës greke.
Genti Xhafka, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, bashkia Devoll deklaroi bëhet fjalë për një vatër me sipërfaqe të gjerë.
"Mesditën e së dielës kemi marrë njoftim rreth orës 13:00 për një zjarr në fshatin Vërnik, në afërsi të fshatit. Më pas kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe aty është favorizuar shumë nga era dhe është përhapur në masë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë fqinje, ku erdhën në ndihmë bashkia e Korçës, Maliqit dhe Pustecit. Kanë qëndruar gjatë gjithë natës këtu dhe sot ndodhen përsëri në terren dhe po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Dje kanë qenë rreth 50 forca në terren, ku jemi munduar të bëjmë fikjen e zjarrit, ndërsa sot ndodhen rreth 70 forca nga të gjitha bashkitë. Kemi folur dhe me shtetin grek për të bërë ndërhyrje nga ajri, nëse situata do të agravojë pak më shumë. Lidhur me shkaqet e zjarrit, po bëhen hetime, akoma nuk kemi një konkluzion, është policia që do japë një informacion. Bëhet fjalë për një vatër me një sipërfaqe shumë të gjatë e të gjerë."
Ndërkohë që sot (21 korrik) Policia vendore njoftoi se ka zbuluar pas hetimeve edhe dinamikën dhe autorin e kësaj zjarrvënieje aksidentale, që është një i moshuar i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.
"Nisi procedimi dhe u referuan materialet në Prokurori për V. A., 79 vjeç, banues në fshatin Vërnik, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, nga pakujdesia, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi", njoftoi policia.
Uniformat blu gjithashtu morën nën hetim edhe dy persona të tjerë për zjarre aksidentale në Korçë.
"U proceduan E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Dishnicë (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi; M. Q., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbetje dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit", tha policia.
Për shkak të temperaturave të larta dhe erës që e favorizon zjarri ne anën e Kapshticës vijon të jete aktiv duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila po përfshin me ritme të shpejta të gjithë pllajën e malit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.
Duhet thënë që hyrja është bërë në kohë, por era ka bërë që pjesa më e madhe e hapsirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.
Nga prefektura bëjnë të ditur se vijojnë të jenë dy vatrat aktive në Dishnicë edhe në Vërnik, është neutralizuar plotësisht pjesa e vatrës në drejtim të doganes së kapshticës, ndërkohë trupat po vijojne të kryejne ndërhyrje, por temperatura dhe era jane ne disfavor.
Për shkak të temperaturave të larta dhe erës që e favorizon, zjarri në anën e Kapshticës vijon të jetë aktiv duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila po përfshin me ritme të shpejta të gjithë pllajën e malit.
Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.
Pavarësisht angazhimit të forcave zjarrfikëse, era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 4 avionë nga Greqi e Italia ndërhyjnë në malin e Dukatit në Vlorë e ‘Liqenin e Luleve’! Flakë në Shijak e Bilisht, Vengu në terren
Xh.D/ReportTv.al
