Kronikë

VIDEO/ 3 vatra zjarri në Lezhë, vihen në kontroll flakët në zonën e Manatisë, rrezikoheshin banesa e binzese! Tymi vështirëson qarkullimin në aksin Lezhë-Shkodër

28 Qershor, 22:44| Përditesimi: 28 Qershor, 23:43

  • Share

LEZHË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Manatisë në Lezhë, siç edhe nga këto pamje që sjell Report Tv. Era e fortë përhapi flakët në disa drejtime, duke vënë në rrezik banesa dhe biznese. Por. flakët u vendosën në kontroll pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse të ndihmuar nga banorë të zonës,  duke shmangur rrezikun për zonën e banuar. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vijojnë punën, për shuarjen e plotë të flakëve të cilat janë përhapur në disa drejtime. 

Në gjithë vendin aktualisht janë aktive 3 vatra zjarri dhe të treja ndodhen në qarkun e Lezhës. Njëra prej vatrave është në fshatin Fushë-Gjorm, në Kurbin, ku në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.

Ndërkohë, zjarr ka rënë edhe në një sipërfaqe bujqësore në kryqëzimin e Dajçit. Tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve ne rrugën nacionale Lezhë-Shkodër. Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.

Vendi sot u përfshi nga temperatura përvëluese, ndërsa prej orës 09:00 deri në 22:00 të mbrëmjes së sotme, 28 qershor, Ministria e Mbrojtjes informoi se janë shuar në total 45 vatra zjarri.

Ora 22:28
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë fikur 45 vatra, 2 të tjera aktive, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

1751144202_aaa.JPG

45 vatra zjarri janë fikur ditën e sotme në vendin tonë, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, janë raportuar 47 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave.

Aktualisht, janë aktive vatrat në fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, ndërsa në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake dhe vatra tjetër është në kryqëzimin e Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.

Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e vatrave.

Vatrat e zjarrit të shuara:
1.            Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
2.            Lagjen “Donika Kastrioti, njësia administrative Berat, bashkia Berat.
3.            Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër
4.            Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
5.            Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec.
6.            Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
7.            Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.
8.            Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia Roskovec.
9.            Qytetin Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
10.          Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
11.          Lagjen Griz, njësia administrative Patos, bashkia Patos.
12.          Lagjen “ish-pazari gjësë së gjallë, bashkia Roskovec.
13.          Fshatin Tale 2 njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
14.          Lagjen 2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
15.          Fshatin Sukth, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.
16.          Vendin e quajtur “Kodër-Mëzes”, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë.
17.          Fshatin Vreshtas, njësia administrative Cakran, bashkia Fier
18.          Fshatin Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Tiranë.
19.          Fshatin Rreth Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
20.          Fshatin Memaliaj Fshat, njësia administrative Memaliaj fshat, bashkia Memaliaj.
21.          Fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër.
22.          Vendin e quajtur “Vilat e Partisë”, qyteti Korçë, bashkia Korçë.
23.          Fshatin Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
24.          Rrugën  “Qemal Ndesini”, njësia administrative 11, bashkia Tiranë.
25.          Afërsi të ndërtesës së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në bashkinë Vlorë.
26.          Fshatin Arapaj, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
27.          Fshatin Labinot Fushë, njësia administrative Labinot, bashkia Elbasan.
28.          Fshatin Belinë, njësia administrative Zharrës, bashkia Patos.
29.          Fshatin Pocestë, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.
30.          Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(1)
31.          Fshatin Rranza, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës.
32.          Fshatin Gosë, njësia administrative Gosë bashkia Rrogozhinë.
33.          Fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
34.          Fshatin Tufinë, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë.
35.          Fshatrat Vajkan dhe Verri, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier.
36.          Fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës
37.          Fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë
38.          Fshatin Vanaj, njësia administrative Libofshë, bashkia Fier
39.          Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(2).
40.          Fshatin Vilë-Ballaj, njësia administrative Gosë, bashkia Rrogozhinë.
41.          Fshatin Resulaj, bashkia Selenicë
42.          Fshatin Këcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë.
43.          Fshatin Mbjeshovë, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat.
44.          Fshatin Kodër Bujaras, njësia administrative Gjergjan bashkia Elbasan.
45.          Fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?