KUKËS- Ish- Arkivi Shtetëror Vendor në Kukës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme! Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka rënë një në zyrë, për shkaqe ende të paditura!
Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Arkivit Qendror të Shteteit, Ardit Bido, i cili tha se nuk janë djegur dokumente me rëndësi, por vepra të mykura të ish- diktatorit Enver Hoxha apo dokumente të tjera të mykura.
"Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë. Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin Sqarim: Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit. Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes. Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur.
Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit. Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim", sqaron Bido.
Zjarri në zyrën e ish- arkivit Shtetëror Vendor në Kukës
Cinizem prej maskarai dhe injoranti...
PërgjigjuMe siguri ky Bido duhet te kete inventare e procesverbale per dokumentet qe ruheshin ne Arkivin e Shtetit Kukes e me siguri do te na i paublikoje sic duhet te na jape shpjegime mbi masat e ruajtjes te tyre.
PërgjigjuKy arditbidodrejtor duhet minimalisht qeruar nga puna dhe ndiqet penalisht se cfare fshihet pas veprave djegies se ceprave te mykura te Enver Hoxhes!? Ky palo drejtor partiak nuk paska qene drejtor arkivi te dokumentave shteterore,por i veprave te mykura te Enver Hoxhes. Sa neveri dhe perbuzje te ngjallin nepunesit e ketij shteti te marre fund nga korrupsioni.
Përgjigju