Kronikë

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale (VIDEO)

14 Qershor, 16:21| Përditesimi: 14 Qershor, 16:44

  • Share

Zjarr pranë Qendrës Lira në Berat, persona ende të paidentifikuar kanë djegur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Një zjarr ka rënë sot pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe, dhe më pas i kanë djegur ato. Pas njoftimit të marrë nga edukatores e kësaj qendre, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit, që po përhapej me shpejtësi. Zjarri nuk ka shkaktuar dëme, por si pasojë e tij retë e zeza të tymit kanë mbyshur gjithë zonën, duke shkaktuar një dëm mjedisor. Burimet policore konfirmojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të zjarrit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?