Sot përcaktohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë me finalen e madhe që do luhet më 2 gusht. Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të fituar 2-1 nga Bylisi që shkaktoi shumë polemika për dyshimet si e trukuar Tirana kërkon sot përmbysjen e madhe ndaj mallakastriotëve. Trajneri Egbo thotë se do luajë me më të mirët dhe grupin e ka të plotë. Tirana-Bylis luhet në 17:30 në “Selman Stërmasi”.Të dyja ekipet duan finalen e madhe dhe do bëjnë gjithçka për ta arritur.
“Shkëndija” premton edhe gjysmëfinalja tjetër mes Teutës dhe Kukësit që luhet në 20:45 në “Niko Dovana”. Takimi i parë gjysmëfinal përfundoi pa gola dhe sfida është e hapur. Trajneri i Teutës Edi Martini e cilëson një sfidë të vështirë por kërkon kalimin më tej. Më i qetë është shfaqur tekniku i verilindorëve Orges Shehi i cili sqaron se edhe për titullin kampion gara nuk ka mbaruar. Si për Teutën ashtu edhe Kukësin Kupa do të ishte shpëtimi i sezonit/ Përgatiti Andi Kapxhiu.