Zjarfikësit shuajnë flakët pranë nënstacionit elektrik

Kronikë

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, shmanget përhapja e vatrës! Shkak veprimi i pakujdesshëm i familjes rome

5 Korrik, 17:41| Përditesimi: 5 Korrik, 17:51

  • Share

Gjirokastër- Zjarr në afërsi të nënstacionit të vjetër elektrik të Gjirokastres.

Forcat zjarrfikëse arritën të shmangin sot një vatër të përmasave të mëdha, aq sa do të rrezikonte godinën e këtij stacioni që furnizon gjysmën e qytetit të Gjirokastrës.

Shkak i zjarrit janë bërë dy minorenë romë dhe e nëna e tyre, të cilët ishin duke kryer veprime të pakujdesshme aty pranë.

Këto veprime të pakontrolluara, shkaktuan furi flakësh që nxitën zjarrin tek bimësia e thatë pranë nënstacionit.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrefikësve të Gjirokastrës bëri që të shmangej avancimi i flakëve në drejtim të nënstacionit elektrik.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?