Një zjarr që dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia ra mesditën e sotme në lagjen “Nëna Terezë” të qytetit të Lezhës. Flakët nisën në një zonë me mbeturina, por u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesat.
Zjarri shpërtheu poshtë rrjetit elektrik, ç'ka kërkonte ndërhyrje të menjëhershme dhe me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të mundshëm.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme.
Lajmi kryesor:
Parku Kombëtar i Lurës në flakë prej 5 ditësh, digjen pishat e reja te 'Liqeni i Luleve'! Zjarri në Dukat, ndalohet çobani nga Lushnja
Xh.K/ReportTv.al
