VIDEO/ Zjarr te pika e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit! I vihet flaka edhe landfillit të Fierit, fiket në kohë! Policia i merr në mbrojtje

26 Gusht 2023, 18:50| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 07:46

  • Share

Një zjarr ka rënë te pika e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit. 2 forca zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, të cilat janë përhapur edhe më shumë gjatë mbrëmjes për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Si pasojë e zjarrit një re e zezë tymi është ngritur në ajër.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për të vënë nën kontroll flakët  në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane janë nisur 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete të cilat u kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësve të Elbasanit, me qëllim frenimin e përhapjes së vatrës së zjarrit.

Por pas fushës së grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, është tentuar t'i vihet flaka edhe landfillit të Fierit.

Në një përgjigje për Report Tv, kryetari i bashkisë se Fierit Armando Subashi tha se i është venë flaka fushës së grumbullimit të mbetjeve, por është fikur në kohë.

Në lidhje me këtë rast, ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.

Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti. Policia ka dyshime që qofte zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme.

'Kam urdheruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfieldëve - fushave të mbetjeve në të gjithë vendin. Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrëfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarrvënie.Policia e Shtetit ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qellimshme.'- është shprehur Balla.

Në lidhje me zjarrin e mbetjeve në fushën e grumbullimit pranë inceneratorit të Elbasanit, ka reaguar edhe deputetja e PD-së Zheni Gjergji. Gjergji thotë se ngjarja është kriminale e se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

‘E paimagjinueshme ajo që po ndodh në fushën e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit. Shpenzuan miliona euro për ndërtimin e Inceneratorit, një vepër monument i korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, që është më shumë jashtë funksionit, sesa në shërbim të qytetarëve. Sot kanë kaluar çdo limit, duke kryer një akt kriminal, të djegies me paramendim të mbetjeve në fushë të hapur, duke i shkaktuar qytetit një bombë mjedisore, në dëm të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Si deputete dhe qytetare e Elbasanit i bëj thirrje autoriteteve të marrin masat menjëherë për të izoluar pasojat, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës. Mali me mbetje që mbahen në pritje të vënies në punë të Inceneratorit, janë një rrezik permanent për shëndetin e qytetarëve. Sot ky rrezik u bë fakt, duke i shkaktuar një tjetër ndotje me pasoja të rënda për qytetin. Kjo kërkon përgjegjës dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë!’- shkruan ajo.

Ora 22:39
Pas Elbasanit, tentohet zjarr dhe pranë landfillit të Fierit! Policia i merr në mbrojtje

1693083206_fierzjarr.jpg

Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarri edhe landfillit të Fierit.

Në lidhje me këtë rast ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.

Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti.

Policia ka dyshime që qofte zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme.

Ora 22:33
Zjarri te fusha e plehrave, Ministria e Mbrojtjes: 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur drejt Elbasanit

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të në ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë fushën e plehrave në Elbasan. Bëhet me dije se zjarri favorizohet nga era dhe nga temperaturat e larta

‘Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.’- njofton Ministria e Mbrojtjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj MallaKASTRIOTI: 27/08/2023 09:27

    Pse digjen plehrat në Lanfille & pse shkaktohen ZJARRE NË PYJE E QËLLIM ËSHTË: 1.Që të të mos funksionojnë Lanfillet dhe qytetet të mbyten nga plehrat,Tymi..dhe fai ti hidhet maxhorancës për të marr pushtetin pasi nuk ka mënyrë tjetër. 2.Opozota kriminale thot se lanfillet nuk funksionojnë( Tabaku,Luçiano,etj) dhe paguhen para kotë,ndërsa Maxhoranca thot se Ato funksionojnë,ndryshe qytetet do ishin QELBUR ME KATASTROF URBANE. 3.Edhe SPAK bie në kurthin e Opozitës kur thot se INCINERATORËT TË SEKUESTROHEN,Mandej plehrat dhe të shkojnë në derën e shtëpive të SPAK-VE. 4.Asnjë Maxhorwncë në botë nuk i vë zjarrin shtëpisë së vetë.." - "..or buedollej.., unë jan Sali Berisha.." Që në dorë mbaj fitili ne pisha.. Kam 34 vjet edhe kur non grata nuk isha.. Tanimë që jam Shqipërisë do i bëj HATANË..!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/08/2023 08:59

    Shteti eshte i kapur nga KRIMI dhe KORRUPSIONI dhe nuk eshte problem venia e zjarrit zyrave hipotekore jo me nje mase plehrash.....Yyyyyyp Xhixhi

    Përgjigju
  • Gazepi: 27/08/2023 08:21

    Ja fusni kot pasi inceneratoret punojne, ne Shpirag do dale benzol direkt, jane gjet rezerva edhe ne det biles deti do behet kos, Arben Ahmetaj do jete prap zv kryeminister, Rama nuk ha fruta dhe perime, dhe mbi te gjitha rilindja nuk eshte e lidhur me krimin dhe ppp jane histori suksesi per rrjedhoje edhe Rama nuk eshte krye shefi xhepistave.

    Përgjigju
    • Saluki: 27/08/2023 08:36

      Shif Saliun se ai do bëhet kryeministër edhe nji herë, pastaj nuk do ketë më probleme për shqiptarët do hanë bar me lugë floriri nga Iliri

  • Tahir tarfyci: 27/08/2023 07:46

    Ju thoni nuk dihet shkaku!!!!!! Shkaku eshte mortja e zeze qe e vazhdon kete pun nga 30 vjet. Ai e don te djegur e shkrumbuar shqiperin. Edhe 100 grad te shkoi temperatura vet nuk ndizet asgje. Shkurt e qellimshme.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 27/08/2023 07:35

    Nje zjarr i tille justifikon te gjitha hyrjet fiktive te mbetjeve ne impiant. Kete e merr vesh dhe bufi. Shikoni se kush e ben kete sherbim aty dhe pastaj fajtori ka emer.

    Përgjigju
  • Dronët: 27/08/2023 06:20

    Përse i keni dronët për të monitoruar apo për të vu zjarre?? Vini kamera të nxehtësisë që të japin alarm kur bie zjarri

    Përgjigju
  • Sadiu: 26/08/2023 23:35

    Që të fitojnë plehrat, luftojnë me plehrat duke u vënë zjarrin plehrave. Ja këto lloj plehrash kemi në.

    Përgjigju
  • Nardi: 26/08/2023 22:19

    Po pse i djegin, pse nuk punon inceneratori??????

    Përgjigju
    • Me letra: 27/08/2023 08:22

      Punon, por është më lirë të asgjësohen kështu plehrat dhe shteti paguan sikur i dogji inceneratori. Ka procedurë puna me letra duhen kopsitur. Realiteti është tjetër gjë.

  • Toni: 26/08/2023 21:37

    Tmerr. I kemi mbyllur te gjithe dritaret ne kete vape pasi nuk marrim dot dryme me tymin toksik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?