Një zjarr i përmasave të mëdha në banesën ngjitur me shtëpinë e të moshuarve në Fier rreth orës 15:30 ka mbushur me tym institucionin.
Si pasojë e tymit nuk janë ndjerë mirë 8 të moshuar që vuanin dhe nga sëmundje të tjera, ndaj u transportuan në spitalin rajonal të Fierit, për asistencë mjekësore. Të gjithë të moshuarit e tjerë janë evakuuar dhe po qendrojnë në oborrin e azilit.
Në pamjet e siguruara nga Report TV shihet sesi të moshuarit kanë dalë jashtë azilit ndërsa shohin shërbimet e zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e zjarrit.
Drejtoresha e azilit sqaroi se godina nuk u rrezikua nga zjarri, ndërsa mjekët thonë se gjendja e të moshuarve është stabël.
Rreziku u shmang edhe nga zjarrëfikësit, që sic shihet nga këto pamje, hoqi tendat me qëllim që të mos përfshiheshin nga flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.
Pak minuta më vonë, po në Fier një kabinë elektrike mori flakë. Zjarri u shua menjëherë por dhjetëra familje mbetën pa energji elektrike.
Një zjarr në një banesë ngjitur me institucionin vuri sot në rrezik jetën e banorëve të Shtëpisë së Moshuarve në Fier.
Teksa ndau pamje nga operacioni i shuarjes së zjarrit Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zjarri erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së të Moshuarve, të paktën nga hetimi i deritanishëm.
“Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, theksoi Balla.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla , është ndalur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Fierit, per te pare nga afër gjendjen shendetësore të 50 të moshuarve të cilëve iu rrezikua jeta mesditën e sotme gjatë zjarrit që përfshiu katin e dytë të godinës. Balla u shpreh se gjendja e tyre shendetesore është e mire teksa ka falenderuar forcat e policisë së shtetit , forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shtepisë së të Moshuarve për nderhyrjen në kohë gjë që bëri të mundur shmangien e rrezikut.
Godina e shtepisë së të moshuarve është shumëvjecare dhe ka njohur herë pas here rikontruksione të pjesshme , por për ministrin Balla ndërtimi i një godinë te re aktualisht është i pamundur por ka theksuar se do të behen të gjitha përpjekjet për përmirësimin e kushteve .
Mjekja Yllka Tare ka deklaruar si është gjendja e të moshuarve të dërguar në spital pasi godina e azilit të Fierit u “pushtua” nga tymi si pasojë e një zjarri aty pranë
“Gjendja e të moshuarve duket e mirë. Të sëmurët që i kishim me probleme i kemi transportuar për në spital. Dy asmatikë, një të sëmurë të paralizuar me edemë pulmonare... Dëmtime nga zjarri nuk kemi. Më shumë nga ankthi... Edhe pak nga tymi. Nuk ka me asfiksi. Të gjithë janë në gjendje të mirë nën kontrollin tonë”, tha ajo.
Dorina Gjino drejtoresha e azilit të Fierit ka deklaruar se nuk ka zjarr në ambientet e shtëpisë së të moshuarve por në ndërtesën ngjitur. Në azil sipas saj ka mbërritur vetëm tymi. Ajo thotë se 8 prej të moshuarve janë dërguar në spital për merak pasi vuanin dhe astma.
“Aktualisht situata është e qetë, të moshuarit të gjithë u evakuan. Zjarri ishte jashtë institucionit. Në institucion ka pasur tym sepse zjarri ka rënë ngjitur me institucionin. 8 tëmoshuar janë në spital, janë azmatik dhe për merak i nisëm”, tha ajo.
Të heshtur dhe të trishtuar shfaqen të moshuarit e evakuuar nga azili i Fierit i cili u mbush me tym mesditën e sotme për shkak të një zjarri ngjitur me institucionin. Ata janë ulur në oborrin e azilit ndërsa pjesa tjetër e të moshuarve ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor pasi janë asfiksuar nga tymi.
Report Tv sjell pamjet e momentit të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse për të shpëtuar të moshuarit që ndodheshin në shtëpinë e të moshuarve.
“Janë dy të paralizuar!’ Dëgjohet njëri të thotë ndërsa ambulance afrohet për ti dhënë ndihmën e parë të moshuarve. Ndërkohë një punonjës i zjarrfikëse hipën në katin e dytë për të hequr tendat me qëllim që të mos marrin flakë.
Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30
Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit informoi më vonë policia.
Tetë të moshuar janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi për shkak se shtëpia e të moshuarve në Fier është mbushur me tym prej zjarrit që ka rënë aty pranë.
dhe me kete video ju uroj nje jave te mbare...
Përgjigju