Qindra mijëra hektarë pyje janë përfshirë nga flakët masive në Kaliforni, duke detyruar evakuimin e më shumë se 3500 banorëve.
Për shuarjen e këtij zjarri, i cili deri tashmë konsiderohet si i 8 më i madhi në historinë e Kalifornisë, janë angazhuar në terren më shumë se 2400 zjarrfikës. Deri në mbrëmjen e së premtes ai kishte djegur mbi 239 mijë hektarë pyll, ose afërsisht 967.20 kilometra katrorë.
134 ndërtesa raportohen të djegura, ndërkohë rreth 4200 të tjera kërcënohen nga prania e flakëve masive. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Butte dhe Tehama, ndërsa si autor i këtij zjarri apokaliptik dyshohet një 42-vjeçar, i quajtur Ronnie Dean Stout.