OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike për zonat e linjës Rrëshen-Kaçinar në qarkun e Lezhës, për arsye sigurie për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat.
Pa energji elektrike kanë mbetur në Rreshen Shtufi, Kaçinari, Arrëzi, Shëngjergji, Gjinali, Qafvorrëzi, Bukmira, Simoni, Karricaj, Shpe, Shpërdhaza.
Ndërsa në Lezhë, pa energji kanë mbetur Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj.
Linja do te mbahet e stakuar deri ne normalizimin e situatës dhe eleminimin e rrezikut nga zjarri, njoftoi OSSHE.
Lajmi kryesor:
Zjarr i fuqishëm në Bukëmirë të Mirditës, ndërhyn helikopteri! Rrezikohen banesat edhe në Fushë-Krujë, disa vatra zjarri! Në Elbasan në flaka kurora e ullishtës
D.GJ/ReportTv.al