Disa vatra zjarri jan aktivizuar në rrethin e Krujës këtë pasdite.
Konkretisht në vendin e quajtur Barkanesh në Krasteën e Krujës ku pasditen e djeshme një vater zjari dogji hektarë të tërë me pisha e shkurre është riativizuar dhe sot dhe dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Po ashtu mbi fshatin Nikël është aktive një vatër zjarri, e cila po përparon me shpejtësi e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Ndërkohë në fshatin Brret një tel korenti i këputur nga amortizimi ka rënë në tokë duke shkaktuar një vatër zjarri e cila rrezikonte disa banesa në zonë, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve vatra është lokalizuar dhe po mbahet nën kontroll.
Në Barkanesh dhe në Nikël është e vështirë ndërhyrja me mjete për shkak të terrenit.
Duhet theksuar se dhe pse disa vatra zjari po djegin hektare të tërë me pyje e po shkatërrojnë florë e faunë që do të dojë dekada teë ripërtërihet asnjë punonjës i emergjencave apo i bashkisë nuk ndodhet në terren përveç repartit zjarrfikes i cili ka aktivizuar edhe personelin që është pushim.
Lajmi kryesor:
Dy vatra zjarri në Vlorë/ Në flakë fusha e mbetjeve, rrezikohen banesat në Selenicë! 4 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO)
S.B/I.M/ReportTv.al
