Zjarret

Kronikë

Zjarret/ 34 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 8 ende aktive! Ja ku paraqitet situata më problematike

24 Korrik, 12:14| Përditesimi: 24 Korrik, 12:39

  • Share

1752656657_zjarretnevend.JPG

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 3 në monitorim. Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Në “Majën e Paliskës” mbi fshatin Dukat, ndërhyrja me helikopterë të Forcës Ajrore solli përmirësim, por zjarri u riaktivizua dhe vijon monitorimi e ndërhyrja në terren. Edhe në Parkun Kombëtar të Lurës u angazhua një avion Canadair kroat, por zjarri nuk u shua plotësisht dhe po vazhdojnë përpjekjet.

Në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, ndërhyrja e djeshme shmangu përhapjen e flakëve drejt banesave, por kushtet e vështira penguan kontrollin e plotë dhe puna pritet të mbështetet me 2 helikopterët hungarezë dhe avioni kroat Canadair.

Janë angazhuar gjithsej 776 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete dhe avionë nga FA dhe partnerët ndërkombëtarë.


Lajmi kryesor:

Zjarret ‘shkrumbojnë’ malet! Lura, Dukati e Shkopeti nën pushtetin e flakëve! Digjet edhe Delvina


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?