Pas bllokimit të punës në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, zjarret kanë shkaktuar të njëjtën problematikë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut në doganën e Goricës.
Gazetari i Report Tv, Armand Braho, ka mësuar se në doganën e Goricës në Pustec është bllokuar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Kurse mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin.
Shkak është bere një vatër zjarri në pjesën maqedonase, në të dy krahët e rrugës, duke krijuar rrezik për mjetet.
Dogana Shqiptare dhe ajo Maqedonase kanë bllokuar deri në një moment të dytë kalimin në këtë doganë.
Zjarri ndodhet në afërsi të territorit shqiptar, ndërsa autoritet fqinje po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët.
Lajmi kryesor:
Rifillon qarkullimi në Kakavijë, doganierët grekë ndërprenë punën për shkak të zjarrit në kufi (VIDEO)
V.GJ /I.M/ReportTv.al
