Situata e zjarreve për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë ka përfshirë edhe Malin e Zi.
Për shkak të situatës së vështirë, Mal i Zi pret mbërritjen e helikopterëve nga Hungaria, Çekia e Bosnje-Hercegovina. Kurse Italia pritet të dërgojë avion Canadair. Edhe Kroacia pritet të dërgojë në tjetër mjet ajror.
Po ashtu, të enjten do të mbërrijnë 50 zjarrfikës nga Austria.
Ndërkohë, zjarret në shumicën e rasteve në Mal të Zi janë të qëllimshëm, e për këtë arsye, policia malazeze përveç patrullimit në tokë, në zona të caktuar po përdor edhe dronë për kontrollin ajror, për të identifikuar dhe lokalizuar personat përgjegjës për zjarrvëniet e qëllimshme në territorin e kryeqytetit.
Komente
