Tre vatra zjarri të mëdha kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ku ka djegur disa hektarë tokë. Situata më e rënduar është në Dropull, ku prej tre ditësh riaktivizohen vatra të reja zjarri. Edhe ditën e sotme në fshatin Dervician ka rënë zjarr që rrezikon të përhapet me shpejtësi.
Ndërkohë minisistria e Mbrojtjes, konfirmon se zjarre ka patur edhe në Vaun e Dejes dhe në Pukë. Sipas ministrisë në Vaun e Dejës janë angazhuar Forcat e Armatosura dhe deri më tani kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit plotësisht. Ndërkohë në Dropull dhe në Pukë zjarri vazhdon të djegë pyjet.
"Fatkeqësisht as kjo verë nuk kaloi pa zjarre edhe pse as që krahasohet me vitet e tjera.
3 vatra zjarresh kanë djegur disa ha pyje, e kullota në Dropull, Vaun e Dejës dhe Pukë.
Efektivët e FA janë angazhuar në të 3 vatrat dhe deri tani është shuar plotësisht zjarri në Vaun e Dejës.
Vijon puna në terren edhe për shuarjen e dy vatrave të tjera." shkruan ministrja Xhaçka në një reagim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në Dropull është një situatë alarmante pasi vetëm ditën e djeshme janë djegur së paku 150 pisha nga Parku Natyror i Goranxisë.