'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatën kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.
Flakët në Karaburun vijojnë prej ditësh tashmë, ndërsa Dedej tha se janë djegur 1200 hektar, kryesisht kullota, ndërsa 35 janë me pemë të larta. Dedej u shpreh se ka një plan për të ripyllëzuar tokën, duke përmendur edhe mbjelljen me farë, por shtoi se do të duhen 20-30 vite që të rikuperohet.
"Historia me zjarret e fuqishme filloi me Malin e Tomorrit, që u vu nën kontroll pas 10 ditësh dhe u përshkuan 480 hektarë nga zjarri, 50 hektarë u dogjën totalisht. Ne tentojmë të shkojmë sa më shpejt pranë vatrës së zjarrit dhe ta izolojmë. Në momentin që shkohet më vonë fillojnë problematikat, kjo ndodhi në Karaburun. Ne e fikëm vatër e parë të zjarrit, por u ndezën vatra të menjëhershme mbi shpinën tonë. Barinjtë i vënë flakën dh ene përballemi me një situatë që nuk duhej të ishte e tillë. Kemi të bëjmë me zjarre të qëllimshme. Në Karaburun janë 1200 hektarë të djegur, sipërfaqe kullotash kryesisht, por ka dhe shkurre të karta dhe 35 hektarë i llogarisim dëm ekonomik sepse janë drunj", u shpreh ai.
Sipas Dedej, situata në Karaburun agravoi për shkak të vatrave të menjëhershme të zjarreve që u ndezën. Ai theksoi se vatra e parë në Karaburun u izolua shpejtë, por barinjtë ndezën vatra të tjera 'pas shpinës sonë'. Dedej shprehet optimist në lidhje me normalizimi e situatës, ku thotë se flakët janë vënë tashmë nën kontroll, duke shpresuar se nuk do të ketë përkeqësim të motit që do të sillte erë të fortë.
"Sot flas me optimizëm, fikja u ndihmua edhe nga lagështi anë ajër dje dhe ndaluam ecurinë e zjarrit në drejtim të pyllit dhe kemi krijuar një brez të mirë edhe shpresojmë që era të mos fry e fortë dhe të vëmë në kontroll zjarrin në pjesën jugore te Karaburunit. Kemi shumë zjarre të vogla. Kemi patur një zjarr të pakuptimtë në Valbonë, në majë të malit ku nuk ka as barinjtë. Ka njerëz të mbrapshtë që duhet të ndalohen. Karaburuni është një pikë që nuk duket nga larg dhe duhet 3 orë për t'u ngjitur atje. Në Karaburun ne fikëm një vatër zjarri dhe kur po ktheheshim, u vu zjarr në 3-4 pika. Karaburuni ka nj ë specifikë sepse ka patur disa vatra zjarri të vëna njëherësh qëllimisht dhe ishte e pamundur të kontrolloheshin. Shqipëria nuk i ka të gjitha mjetet e nevojshme, helikopterët dhe aeroplanët për këtë punë. Helikopteri ka bërë mbi 50 fluturime në ditë. Unë zjarrvënien e shoh si akt terrorist sepse nuk ka kuptim si mund të vihet zjarr në disa shkëmbinj, nuk i jap dot shpjegim për çfarë vihet zjarri në këto pika", theksoi Dedej.
Ai numëroi edhe Parqet kombëtare që janë përfshirë nga flakët, duke përmendur Thethin, pjesën e lumit Buna, Parku Natyror i Korab-Koritnikut, dhe Bredhi i Hotovës në Gjirokastër. Ai tha se vatrat janë të vogla, dhe janë izoluar.
Po ashtu ai theksoi mungesën e dënimit për autorët e zjarrvënieve.
"Fatkeqësisht, është e vështirë të gjenden autorët, pro edhe ata që janë gjetur, nuk di si e arrijnë, por autorët dalin të lirë, nuk ka shumë të dënuar për djegie e sipërfaqeve pyjore", theksoi ai.
Ky drejtori eshte nje kokrra e hajdutit. Barinjte e kane fajin! Po inspektoriati i pyjeve qe eshte me injorante qe jane vetem per perdorim zgjedhor, po zjarrfikesit pa mjete e pa trainim, po emergjencat civile qe jane nje grope e zeze, po bashkite qe paguajne administrate vendore per pyje e kullota, po ministria e mbrojtjes qe nuk ka helikoptere ne gadishmeri, po ushtria qe i fik zjarre me bishta gjineshtrash. Keto nuk quhen o korruptuar qe vetem nga nje projekt fallco qe bere per zonat e mbrojtura more 300 mije euro me studion tende privat. Hajdut par exellence!
PërgjigjuAjo kuptojme nga ky zoteria eshte se zjarret "rastesisht" ose "nga barinjte" jane perhapur ne ato zona qe jane me qellime turistike. Te gjithe ato zyrtare dhe trafikant-biznesmene ne pritje te shuarjes se zjarreve dhe mandej te perpunimit te ligjeve e akteve te qeverise per shfrytezimin e ketyre zonave do ta kene posk punen. Se do ti zere SPAK.
PërgjigjuPo merrini futini brenda keta felliqesira Kur ju kostatoni qe Barinjt u vene flaken kullotave sekuestroni bagetit dha ata futini nes te zjarrit
PërgjigjuKy drejtori i perjetshem,nuk ka asnje faj.E zuni taksirati me keto zjarre,i ngacmuan gjumin e gjate qe ja ka fut prej kohesh.Lene pastaj sa ka vjedh ky smunia e bute.
Përgjigju