Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

2 Tetor, 08:08| Përditesimi: 2 Tetor, 10:38

  • Share

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke, për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?