Kosova & Rajoni

Zjarret masive përfshijnë edhe rrethinat e Prizrenit, digjen pyje, kullota dhe disa kafshë! (VIDEO)

26 Korrik, 17:59| Përditesimi: 26 Korrik, 18:22

  • Share

Zona periferike e Prizrenit është përfshirë nga zjarre të mëdha gjatë ditëve të fundit, me vatra aktive në fshatrat Lubizhdë dhe Korishë.

Temperatura mbi 40°C që kanë mbërthyer rajonin e Prizrenit kanë ndikuar drejtpërdrejt në shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, duke vënë në rrezik mjedisin dhe jetën në këto komunitete rurale. Sipas raportimeve nga terreni, përveç dëmeve në bimësi dhe kullota, disa kafshë shtëpiake nuk kanë mundur të shpëtohen dhe kanë ngordhur për shkak të flakëve dhe tymit të dendur.

Gazetari i Report Tv, Benet Beqiri, informon se banorët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, duke rrezikuar jetën e tyre, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të shmangur humbje njerëzore nderkohe qe rruget ne dy drejtime per ne Prizren jane bllokuar si pasoje e fluksit te larte te levizjes se mjeteve.

Autoritetet vendore kanë theksuar se zjarret janë pasojë direkte e temperaturave ekstreme dhe thatësisë së tejzgjatur. Zjarrfikësit janë vënë në dispozicion, por terreni i thyer dhe mungesa e burimeve të mjaftueshme e kanë vështirësuar ndërhyrjen. Komuna e Prizrenit dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke apeluar qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të nxisë zjarre, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura apo hedhja e mbetjeve të ndezshme në natyrë.

Situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa pritet që një valë e lehtë freskimi në ditët në vijim të ndihmojë në shuarjen e vatrave të mbetura.Prizreni dhe fshatrat jane perfshire nga reshje shiu  pasditen e se shtunes.


Lajmi kryesor:

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?