Aleksis Tsipras, majtas, ish-ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas

Bota

Zjarret me 90 të vdekur në Greqi, vjen dorëheqja e parë në qeverinë 'Tsipras'

3 Gusht 2018, 19:50| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 20:25

  • Share

Vjen dorëheqja e parë në qeverinë greke pas zjarreve masive që përfshinë verilindjen e Athinës dhe shkaktuan vdekjen e 90 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, ndërsa disa raportohen të zhdukur. Kështu kryeministri Alexis Tsipras pranoi sot dorëheqjen e Ministrit për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, i cili bëhet i pari person që merr përsipër përgjegjësinë.

Toskas kishte kërkuar edhe më herët dorëheqjen, por ishte refuzuar nga Tsipras, ndërsa sot, pasi situata emergjente ka kaluar, ministri ka përsëritur sërish të njëjtën kërkesë. Kompetencat përkohësishit do t'i kalojnë ministrit të Brendshëm, Panos Skourletis.


(Letra e dorëheqjes së ministrit grek)

Zjarri që përfshiu zona të tëra të Athinës më 23 Korrik, shkaktoi më shumë se 90 viktima, qindra të plagosur dhe disa persona të humbur. Qindra banesa u shkrumbuan nga flakët gjigante. Qeveria Tsipras u përball me akuza të shumta nga ana e opozitës, por edhe qytetarëve, që theksuan se autoritetet nuk bënë aq sa duhet për të parandaluar këtë situatë. Megjithatë, autoritetet greke besojnë se zjarret ishin të qëllimshme. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?