Situata e rëndë me zjarret që u krijua në ditët e para të gushtit në Gjirokastër, ku humbën jetën edhe çifti i bashkëshortëve Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli, i kanë kushtuar vendin e punës kreut të zjarrfikëses në këtë qytet.
Bëhet me dije se është shkarkuar sot nga detyra shefi i zjarrfikës Gjirokastër, Kujtim Bizhga, vendim ky i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, me propozim të kryebashkiakut Flamur Golemi. Bizhga është zëvendësuar në këtë detyrë nga gjenerali Pëllumb Shalarin, me një eksperience në fushën ushtarake.
Zjarret rrezikuan seriozisht 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo në Gjirokastër, ndërsa tragjikisht humbën jetën Andrea Haxhiaj dhe Tatjana Haxhiaj.
Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj tentoi të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ndërroi jetë.
Vetëm 8 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij e cila kishte pësuar djegie të mëdha në trup dhe nuk mundi të mbijetonte.
PULLUMB SHALARI ESHTE KUNATI I KTYETARIT TE BASHKISE. U be familjare dhe kjo pune.
Përgjigju