Zjarret në Golem dhe Rrogozhinë, vihen në pranga dy piromanët! Shikoni momentin kur policët ndjekin me vrap njërin prej autorëve (VIDEO)

26 Korrik, 10:37| Përditesimi: 26 Korrik, 10:51

  • Share

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme dy piroman, Bardhyl Haxhini 60- vjeç dhe Zija Saliu 58 vjeç, të cilët janë autorë të zjarreve të vendosura ditën e djeshme në Golem dhe në Rrogozhinë.

Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti kur kur policët ndjekin me vrap njërin prej autorëve pas zjarrvënies dhe më pas e arrestojnë. 

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Njoftimi i Policisë: 

Golem dhe Rrogozhinë/Policia identifikon dhe vë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme. 

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Forcës së Sigurisë Kombëtare, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë  me qëllim përcaktimin e autorësisë së 2 rasteve të zjarrvënies në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj, të ndodhura mesditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-Bardhyl Haxhini, 60- vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore;

-Zija Saliu, 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Policia e Shtetit apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/07/2024 23:45

    Denimet thjesht per zjarrvenie nuk mjaftojne,u duhet shtuar patjeter demshperblim i detyruar ne para i demeve qe u kane bere komshinjve, qe mund te jene sipas rastit peme,shtepi,te mbjella.Vetem keshtu i gjejne mushkat drute!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?