Pamje nga tokat e djegura në Greqi

Kosova & Rajoni

Zjarret në Greqi, digjet më shumë se 650 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin

9 Gusht 2021, 08:58| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 09:02

  • Share

Greqia vijon të përballet me zjarret në të gjithë vendin, ndërsa deri më tani janë djegur më shumë se 650 mijë hektarë tokë në të gjitha rajonet.

Përkatësisht në rajonin Evia janë djegur rreth 460 mijë hektarë, në Atikë janë djegur rreth 80 mijë hektarë  dhe në Lanconia janë djegur 110.000 hektarë.

Duke marrë parasysh faktin që në Greqi vazhdon të ketë ende vatra zjarri aktive, kjo përllogaritje mund të rritet sërish. Ky bilanc paraprak është bërë nga Observatori Kombëtar i Athinës.

Sipas vlerësimit të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit Pyjor deri tani në Evia 38% e zonave të djegura janë zona pyjorë, në Atikë sipërfaqja e djegur pyjore arrin në 37%, ndërsa në Laconina në 7%.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?