Zjarret në Greqi, dy persona humbën jetën në afërsi të Volos, në Thesali! Rodosi akoma në ‘flakë’, autoritetet vijojnë evakuimet

27 Korrik 2023, 12:48| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 15:24

  • Share

Dy persona kanë humbur jetën dje pas një zjarri që shpërtheu në afërsi të qytetit të Volos, në Thesali, në Greqinë qendrore.

Bëhet fjalë për një grua 69-vjeçare, e vrarë nga flakët teksa ndodhej në karvanin e saj në zonën malore të Platanos dhe një bari 45-vjeçar, i përfshirë nga flakët teksa përpiqej të shpëtonte kopenë e tij, pranë Agios Georgios. Feron , në perëndim të Volos.

Ditën e djeshme autoritetet greke urdhëruan evakuimin e banorëve të periferive të Volos dhe Lamias, të kërcënuara nga dy vatra aktive të reja zjarri.

Urdhri i evakuimit është dërguar për banorët e krahut verior të Lamisë, ndërsa flakët po lëvizin në drejtim të rrethit të Nea Magnezisë, ku gjashtë ferma dhe bagëtitë tashmë janë evakuuar.

Në Rodos , ku është vendosur gjendja e jashtëzakonshme dhe nga ku mijëra turistë janë detyruar të largohen, erërat e forta kanë vazhduar të ndezin flakët dhe fshatrat mbeten në rrezik.

Disa zjarrfikës, të cilët prej ditësh po luftojnë me flakët, kanë filluar të humbasin shpresat.

“Çdo ditë, çdo natë, ne jemi këtu dhe nuk arrijmë asgjë. Ne nuk mund ta ndalojmë atw”, tha Savas Filaderis, nga Rodosi.

Prania e zjarreve për shkak të temperaturave tepër të larta, ka shoqëruar prej javësh disa nga rajonet në jug dhe veri të Greqisë.

Përveç dëmeve të shumta që zjarret kanë shkaktuar deri më tani, ku janë djegur qindra hektarë tokë dhe të mbjella, banesa, hotele dhe resorte kryesisht në ishuj.

Në ishullin e Rodos, mijëra turistë u evakuuan, ndërsa qindra të tjerë u larguan nga zjarret që pushtuan zonën.

Greqia është një nga vendet që aktualisht po përballet me zjarret, në të cilat kanë vdekur më shumë se 40 njerëz.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?