Zjarrfikësit në Greqi po luftojnë për t’i shuar vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer nëpër vend. Deri tani raportohen 82 vatra, 64 prej të cilave kanë nisur të dielën, (23 korrik) në ditën më të nxehtë të verës deri më tani.
19 mijë person u evakuan nga ishulli I Rodosit ndërkohë që flakët kanë shpërthyer edhe në ishullin e Korfuzit dhe në rajonin verior të Peloponezit.
Ambasada shqiptare në Athinë përmes një njoftimi në facebook informon se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.
Gjithashtu është vendosur një numër i emergjencave, 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve . Po ashtu mund të kontaktojnë edhe në adresën e email-it [email protected].
Mësohet se nnjësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit
0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350;