Zjarret në Hawaii, 115 viktima dhe 1100 të zhdukur

23 Gusht 2023, 09:58
  • Share

Dy javë pas zjarreve vdekjeprurëse që shkatërruan ishullin Maui, Hawaii, autoritetet e këtij shteti amerikan njoftuan se 1100 persona rezultojnë të zhdukur, dhe 115 persona kanë humbur jetën.

Tragjedia mund të rezultojë të jetë e përmasave edhe më të mëdha, me një bilanc shumë më të rëndë, raportojnë mediat e huaja.

Emrat e mijëra personave të zhdukur janë publikuar në faqet e rrjeteve sociale ose në dosjet e agjencive të ndryshme si policia, Kryqi i Kuq, strehimoret, zjarrfikësve etj.

Qëllimi është të jemi në gjendje të përcaktojmë se sa dhe kush janë ende të zhdukur, tha agjenti special Stephen Merrill për mediat. Ai tha se pas studimit të listave, policia federale numëron 1,100 të zhdukur.

Numri mund të rritet pasi FBI ende po mbledh të dhëna shtesë në terren.

Për këtë gjë, FBI ka krijuar një linjë telefonike dhe ka inkurajuar të afërmit e personave të zhdukur që të kontaktojnë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?