Presidenti amerikan Joe Biden, tha të martën se ai dhe gruaja e tij, Jill Biden, do të udhëtojnë në Hawaii "sa më shpejt të jetë e mundur".
Biden foli në një konferencë shtypi në Milwaukee, Wisconsin, rreth planit të tij ekonomik, të quajtur Bidenomics, raportojnë mediat e huaja.
Duke theksuar nevojën për të folur për zjarret që kanë shkatërruar ishullin Mauai, Biden tha se ai ka folur me guvernatorin Josh Green disa herë dhe e siguroi atë se "shteti do të ketë gjithçka që i nevojitet për qeverinë federale".
Biden miratoi kërkesën e guvernatorit për një deklaratë të përshpejtuar të fatkeqësisë së madhe, duke dëshmuar përkushtimin e tij për t'i ofruar zonës gjithçka që i nevojitet.
SHBA ka vendosur pothuajse 500 personel federal në komunitetet Mauai për të ndihmuar të mbijetuarit, shtoi ai.
Autoritet kanë deklaruar se numri i viktimave ka arritur deri në 99.