Zjarret në Hawaii, guvernatori amerikan: Mund të gjenden deri në 20 viktima në ditë

14 Gusht 2023, 21:24
  • Share

Josh Green, guvernatori i shtetit amerikan i Hawaii, sot në një intervistë për NBC News tha se ekspertët mund të gjenin 10 deri në 20 viktima në ditë nga zjarret e shkaktuara në Mauai.

“Nuk ka asgjë për të parë përveç shkatërrimit të plotë”, tha ai.

Numri i të vdekurve u rrit në 96 të dielën, duke e bërë këtë fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në SHBA në më shumë se një shekull.

Pothuajse i gjithë qyteti i Lahaina u shkatërrua nga zjarri. Që nga e shtuna, zyrtarët në Lahaina thanë se vetëm 3% e qytetit ishte kontrolluar deri më tani

Më shumë se 2,200 banesa janë dëmtuar ose shkatërruar dhe 2,170 hektarë janë djegur si rezultat i zjarrit të Lahaina, sipas vlerësimit të Qendrës së Fatkeqësive të Paqësorit, një qendër kërkimore e aplikuar e menaxhuar nga Universiteti i Hawait dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave. 

Vlerësimi tregoi se kostoja e parashikuar për rindërtimin mund të arrijë në 5.52 miliardë dollarë amerikanë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?