Zjarret në Hawaii/ Jep dorëheqjen shefi i emergjencave

18 Gusht 2023, 16:21
  • Share

Shefi për menaxhim të emergjencave në Mauai, Hawaii, Herman Andaya, dha dorëheqjen një ditë pasi mbrojti dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve.

Disa banorë të zonës thanë se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë. Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur.

Sistemi i sofistikuar i Mauait me 80 sirena testohet në ditën e parë të secilit muaj, por alarmi nuk është dëgjuar edhe në ditën e përhapjes së madhe të zjarreve.

Andaya ka insistuar se nuk pendohet për vendimin. Ai ka thënë se është frikësuar se sirenat, që zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami, ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më të thella, potencialisht më afër zjarreve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Mauai për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës. Si pasojë e zjarreve, qyteza turistike Lahaina në Mauai, është djegur pothuajse tërësisht.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?