Gary Hall Jr.

Sport

Zjarret në Los Angeles i shkrinë medaljet, Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.

14 Janar, 13:25| Përditesimi: 14 Janar, 13:27

  • Share

Ish-notari olimpik i Shteteve të Bashkuara, Gary Hall Jr. do të marrë një grup të ri medaljesh pasi ato u shkatërruan nga zjarret në Los Angeles, ka konfirmuar presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Tri herë kampionit olimpik iu desh të evakuohej nga shtëpia e tij në Pacific Palisades javën e kaluar pasi zjarri përfshiu lagjen. Ai tha se iku duke marrë vetëm qenin e tij, insulinën që përdor për të trajtuar diabetin, një pikturë të gjyshit dhe një objekt fetar.

50-vjeçari nuk ishte në gjendje të kthehej në shtëpi për të marrë pesë medaljet e arta, tre argjendi dhe dy bronzi që fitoi në Lojërat Olimpike nga 1996-2004.

“Po, u dogja nga prushi në atë vrapim të parë”, tha Hall për Los Angeles Times. "Kështu që unë rrëmbeva qenin tim dhe pak ushqim për qentë dhe kjo ishte e gjitha.

A mund të kisha qëndruar 30 sekonda më shumë dhe ndoshta të kisha marrë medaljet? Nuk isha i gatshëm ta merrja atë rrezik."

Bach tha në një postim në X se Hall do t'i jepen medalje kopje.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me qytetarët e Los Angeles dhe plot admirim për punën e palodhshme të zjarrfikësve dhe forcave të sigurisë. Aktualisht fokusi i plotë duhet të jetë lufta kundër zjarreve dhe mbrojtja e njerëzve dhe pronës.

Ne kemi mësuar gjithashtu se një olimpist i madh, Gary Hall Jr. ka humbur medaljet e tij nga zjarri. IOC do t'i sigurojë atij kopje", tha Thomas Bach.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?