SHBA-Teksa zjarret vazhdojnë të djegin dy zona të mëdha të Los Anxhelosit, Palisades dhe Eaton, numri i viktimave është rritur në 16. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale në shtetin e Kalifornisë.
Ekzaminuesi mjekësor i Qarkut të Los Anxhelosit publikoi një listë të vdekjeve pa dhënë detaje për ndonjë identitet.
"Kemi gjetur mbetje të paindifikueshme", tha Robert Luna,sherifi i kontesë së Los Anxhelosit
Pesë nga të vdekurit u gjetën në zonën e zjarrit në Palisades dhe 11 në zonën e zjarrit Eaton, thuhet në deklaratën e lëshuar.
Ndërkohë mbi 153,000 qytetarë të Los Anxhelosit janë urdhëruar të largohen nga vendi për shkak të zjarreve që kanë shkatërruar qarkun prej ditësh
Fronti më shqetësues deri më tani është zjarri i Palisades, "një përbindësh me shumë koka që nund të përhapet në drejtime të ndryshme", duke pasur parasysh bimësinë e dendur të zonës, shpjegoi David Ortiz, zëdhënës i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Më tej ai shtoi se aktualisht, ky zjarr është vetëm 11% i kontrolluar.
Lajm në përditësim...