Zjarret në Los Anxhelos

Bota

Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë

13 Janar, 09:20| Përditesimi: 13 Janar, 14:18

  • Share

Bilanci shkatërrues i zjarreve në Los Anxhelos të SHBA vijon të përkeqësohet. Numri i të vdekurve u rrit në 24, por autoritetet për momentin nuk po japin identitetin e tyre. Vatrat e zjarrit sipas autoriteteve kanë shkrumbuar plotësisht 12300 struktura të cilat i shtohen bilancit të dëmeve. Emergjencat e që luftojnë nga ajri nxirrnin ujë nga Oqeani Paqësor, hodhën ujë dhe solucion që pengon zjarrin, ndërsa ekipet tokësore me mjete dore mbajtën vijën e zjarrit në Palisades ndërsa ai pushtoi seksionin luksoz Brentwood dhe zona të tjera të populluara të Los Anxhelosit.

Kjo vatër në anën perëndimore të qytetit ka konsumuar 23,713 hektarë ose 96 km katrorë dhe rezulton 13% nën kontroll. Vatra Eaton në ultësirën në lindje të Los Anxhelosit ka djegur deri më tani 14,117 hektarë ose 57 km katror gati sa madhësia e Manhatanit ndërsa zjarrfikësit kanë kontrollin e perimetrit të tij nga 15 një ditë më parë.

Në veri të qytetit, vatra Hurst ishte 89% nën kontroll dhe tre zjarre të tjera që kishin shkatërruar pjesë të tjera të qarkut tani ishin 100% të kontrolluara, sipas Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri të Kalifornisë (Cal Fire), megjithëse zonat brenda kontrollit linjat mund të digjen ende. Armiku kryesor mbeten kushtet e motit.

Pjesa më e madhe e Los Anxhelos ka që prej muajit Prill të vitit të kaluar që nuk është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa era është faktori më i keq që favorizon përhapjen e flakëve, me pjesën përëndimore të kontesë që rrihet nga dy rryma të forta erërash të cilat fryjnë deri në 120 k/orë. Deri të dielën me paralajmërimet e reja, autoritetet u kanë kërkuar 250 mijë personave të evakuohen dhe rreth 90 mijë të tjerë janë paralajmëruar.

Guverantori i Kalifornisë Gavin Newsom e ka cilësuar këtë si fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e SHBA nëse do I referohemi dëmeve materiale të shkaktuara. Deri më tani ato janë llogaritur në dy kategori.

Reuters citon agjencinë AccuWeather e cila llogarit dëme të shkaktuara deri më tani në shifrën 150 miliardë dollarë, ndërsa kompanitë e sigurimeve mendohet se do të kenë një humbje deri në 20 miliardë dollarë.

Ora 14:13
Los Anxhelos, beteja me zjarret, konspiracionet dhe lajmet false

Teksa zjarrfikësit po mundohen të vendosin situatën nën kontroll, informacionet e rreme dhe konspiracionet po rëndojnë edhe më shumë përjetimin e e fatkeqësisë në Los Anxhelos në sytë e publikut botëror, sidomos në rrjetet sociale.

Shkaktarët e zjarrit janë pyetja më e madhe e këtyre ditëve dhe ato mbi të cilat po prodhohen më shumë teori dhe informacione të pakonfirmuara. Deri më tani dyshimet e autoriteteve janë, se të paktën njëra nga vatrat është krijuar nga shkëndijat dhe problemet me energjinë elektrike.

Në platformat sociale, në ditët e parë kur zjarret morën përmasa të mëdha, një video ku shfaqeshin kabllot e shtyllave të energjisë që bënin shkëndija, komentoheshin si një ndër shkaktaret e vatrave, por që deri më tani mbetet e pakonfirmuar.

Të rinj që hedhin bidona të mëdhenj në një rrugë interurbane shihen në një video tjetër ku konspiracionet shpërthyen me pretendimet se zjarret janë të qëllimshme. Kishte apo nuk kishte ujë në hidrantët e trotuareve.

Kjo temë ka përfshirë edhe zyrtarët. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe Elon Musk kanë akuzuar autoritetet se kanë shkaktuar një kaos në furnizimin me ujë për të zhvilluar operacionet e fikjes se zjarreve.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom akuzoi Elon Musk si shpërndarës të lajmeve të rreme dhe shpërndau një bisedë të tij më një nga komandantët e zjarrfikësve që sipas guvernatorit ia hedh poshtë pretendimet Muskut.

Së fundmi një tjetër teori i bashkohet pretendimeve konspirative në lidhje me zjarret. Lëvizjet e kompanive të sigurimeve disa muaj më parë, të cilat kanë nxjerrë zjarret nga lista e fatkeqësive të dëmshpërblimeve, po shihen si një indicie se katastrofa ka qenë e llogaritur dhe se kompanitë e sigurimeve kanë qenë në dijeni.

Këtë radhë në morinë e informacioneve të rreme u fut edhe inteligjenca artificiale. Imazhe të tabelës së famshme Hollywood në flakë bën xhiron e rrjetit. Shumë nxituan më pas të nxirrnin në pah lajmin e rremë duke sjellë pamje të vërteta me tabelën Hollywood që nuk është djegur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?