Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë

15 Maj, 20:13| Përditesimi: 15 Maj, 20:19

  • Share

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sturkturat e Qarkut Korçës, për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës.

Natyrisht, pikë kryesore e diskutimit ishte parandalimi dhe reagimi në kohë rekord për shuarjen e zjarreve, fenomen i cili vë në presion emergjencat civile gjatë verës.

“Siç e ndoqët sapo përmbyllëm takimin e komisionit të mbrojtjes civile në qarkun e Korçës, që kryesohet nga prefekti i Qarkut. Gjej rastin të falenderoj prefektin dhe kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve të Korçës për seriozitetin me të cilin ata kanë vlerësuar dhe ndjekur të gjitha situatat e emergjencës në Qarkun e Korçës. Është një qark i cili funksionon shumë mirë në mekanizmin e vetë, në menaxhimin dhe rakordimin e të gjithë situatave të emergjencës, u diskutua dhe për çështje specifike, ndër to ishte dhe çështja e numrit të zjarrfikësve në bazë të Bashkive i cili, sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit është një numër i fiksuar standard. Duhet të diskutojmë dhe relatojmë në drejtorinë e përgjitshme të mbrojtjes nga zjarret, pranë ministrisë së Brendshme, me të cilinë ne jemi në koordinim të përhershëm, pasi është një standard i cili duhet të vlerësohet sepse bashki të ndryshme, kanë kapacitete të ndryshme, por edhe rrisje të ndryshme. Dhe mbi bazën e rrisqeve të zjarreve do të duhet të angazhojnë dhe kapacitetet e burimeve njerëzore.

Në lidhje me fondin e kushtëzuar apo ndryshe fondi i emergjencave i cili alokohet nëpërmjet fondit të përgjithshëm të emergjencave nga ministria e mbrojtje dhe agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, është një formulë e cila buron nga ligji për Buxhetin, e përcaktuar mbi bazën e buxhetit që zë cdo bashki në përqindje”,-është shprehur Çako.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?