Një helikopterë duke shuar zjarre në afërsi të Stambollit (Ilustruese)

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

18 Gusht, 14:06| Përditesimi: 18 Gusht, 14:09

  • Share

Zjarret në Turqinë perëndimore, me përmasat më të mëdha deri më tani , plagosën 21 persona dhe detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen, thanë autoritetet.

Flakët u përhapën në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin

“Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë

“Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve para gazetarëve në Izmir.

Ndërkohë gjashtë persona u arrestuan për sabotim të dyshuar në lidhje me zjarret, dy prej tyre në Izmir dhe katër në qytetin veriperëndimor të Bolu

Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve të papritura të motit. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?