Bota

Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çeşmenë (VIDEO)

3 Korrik, 09:42| Përditesimi: 3 Korrik, 09:51

  • Share

Një zjarr i ri, i nxitur nga erërat e forta, shpërtheu të mërkurën pranë Çesmesë, një destinacion turistik në provincën perëndimore turke të Izmirit, pas 24 orësh qetësie relative.

“Zjarri nuk është vënë nën kontroll”, paralajmëroi guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban, rreth mesnatës (ora lokale), duke shtuar se “sipas dëshmitarëve okularë dhe teknikëve në vendngjarje, zjarri u shkaktua nga një kabllo e linjës së energjisë”.

Guvernatori Elban deklaroi gjithashtu se zjarri kërcënoi tre lagje dhe të gjithë banorët u evakuuan.

Për shkak të zjarrit që po përparonte drejt Urlës, autostrada Izmir-Çesme dhe autostrada u mbyllën për automjetet civile për arsye sigurie.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?