Sociale

Zjarret në vend/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara: Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

17 Korrik, 13:38| Përditesimi: 17 Korrik, 13:47

  • Share

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri“ në Report TV, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara theksoi se në këto vatra, shuarja është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe zonës së pyllëzuar.

“Është punuar me të gjitha kapacitetet, por terreni i vështirë, masivi i madh i shkurreve dhe pishave kanë bërë që këto zjarre të vazhdojnë me ditë dhe nuk janë vënë akoma nën kontroll.“, u shpreh Cara.

Ai tha se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit, më shumë se 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut. Sipas tij, më të rrezikuara nga zjarret janë kryesisht zonat malore dhe kodrinore, por edhe të tjerat. Më të rrezikuara, tha ai, janë, Fieri, Vlora, Lezha e Berati. Cara tha se është alarmante që sivjet, zjarret kanë filluar të jenë prezente më shpejt sesa vitet e tjera.

“Aty ku kemi të bëjmë me ullinj dhe pranë banesave, zjarret janë kryesisht nga dora e njeriut, një përqindje e vogël janë aksidentale nga banorët që bëjnë pastrimet e parcelave të ullinjve apo arat që kanë. Kryesisht vatrat janë nga dora e njeriut dhe të qëllimshme. Ka një dorë që po e krijon këtë situatë. Vetëm 24 orët e fundit kemi pasur 30 shfaqje zjarri nga këto 17 vatra aktive. Ndryshimet klimatike bëjnë të sajën, ndikojnë në rritjen e numrit të zjarreve por nëse zjarri nuk vendoset nga dikush, vetë nuk aktivizohet.. Vatrat e zjarrit në 90 përqind apo më shumë është nga dora e njeriut dhe është një gjendje alarmante. Edhe pse policia e shtetit ka bërë punën e saj dke shoqëruar disa persona të dyshuar për zjarrvënie, në këtë rast i mbetet drejtësisë të argumentojë nëse janë me qëllim, por prapë komuniteti ka rol të rëndësishëm, i cili më shumë se asnjëherë tjetër na është bashkuar, duke pasur lajmërim të hershëm në menaxhimin e vatrave. Pasi kanë qenë rreth 30 shfaqje, ku të gjitha vatrat që nuk janë aktive, janë vendosur në kontroll nga vetë komuniteti dhe i ndihmuar nga shërbimi zjarrfikës. Jemi në gjendje alarmante se sivjet zjarret kanë startuar më shpejt se vitet e tjera.“, u shpreh ai.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?