Kronikë

Zjarret në vend/ Ende aktive vatra në Miras të Devollit, nis ndërhyrja nga ajri! 70 forca në aksion (VIDEO)

28 Gusht, 08:46| Përditesimi: 28 Gusht, 17:35

  • Share

Korçë- Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).

Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (28 gusht), forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Në aksion për shuarjen e flakëve pasditen e sotme ka ndërhyrë edhe helikopteri.

Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, ç’ka e bën situatën më problematike. Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, duke vlerësuar ecurinë.

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?