Helikopteri në aksion për shuarjen e flakëve

Kronikë
Politikë

Zjarret në vend/ Gonzato: Krenar që BE ka treguar solidaritet në këtë moment të vështirë, mirënjohje për zjarrfikësit

14 Gusht, 17:24| Përditesimi: 14 Gusht, 17:30

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve. Unioni evropian në Shqipëri, ka ndarë mesazhin e Gonzatos përmes një postimi në rrjete sociale.

Gonzato shprehet falenderues ndaj të gjitha forcave në vend që kanë punuar për rastet emergjente, teksa thekson se është krenar se si BE-ja ka treguar solidaritet ndaj Shqipërisë në këto momente të vështirë.

“Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri. Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë.

Jam gjithashtu krenar të shoh Bashkimin Evropian dhe Shtetet Anëtare të saj duke treguar solidaritet në këtë moment të vështirë. Kjo është gjithashtu një kujtesë se duhet ta trajtojmë natyrën me kujdes dhe të veprojmë me përgjegjësi për ta mbrojtur dhe ruajtur atë",  Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?