Kronikë
Sociale

Zjarret në vend/ Haxhimali për Report Tv: Në Gramsh e Delvinë të shpallet fatkeqësia natyrore

13 Gusht, 14:04| Përditesimi: 13 Gusht, 14:14

  • Share

Situata me zjarret në vend vijon të jetë shumë kritike, veçanërisht në bashkitë Gramsh e Delvinë. Në lidhje me këtë gjendje emergjente kreu i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali në një intervistë për Report Tv tha se në këto bashki duhet të shpallet fatkeqësia natyrore.

“Është i vonuar mbledhja e komunitetit. Gjykoj që ky është momenti për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Gramsh dhe Delvinë atje ku gjendja është më emergjente”, thotë Agron Haxhimal, kreu i Institutit për Bashkitë.

Më tej Haxhimali tha se nëse kjo gjë bëhet institucionet mbledhin mjete për të menaxhuar situatën pa procedura burokratike

“Shpallja e fatkeqësisë natyrore i jep të drejtë institucioneve të mbledhin mjete për të menaxhuar situatën pa procedura burokratike. Kjo i angazhon të gjitha burimet shtetërore dhe private menjëherë”, tha Haxhimali teksa shtoi se bashkitë mund ta bëjnë një kërkesë të tillë pasi ligji ua jep këtë të drejtë.

Në fund Haxhimali nënvizoi se duhet të ketë edhe një menaxhim më të mirë për pyjet, ku ndër të tjera theksoi se në këto zona (pyje) duhen hapur edhe korridore të vogla për të kaluar zjarrikëset në situata të tilla.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 13/08/2025 15:50

    nuk shpallin asgje se e kane bere vete nuk do demshperblejne asgje prandaj se quajne fatkeqsi natyrore se me te drejte se ka bere natyra por babeziua e kriminelave qe na drejtojne.

    Përgjigju
  • hektor: 13/08/2025 14:53

    Le të shpallet por kush i vuri këto zjarret në gjith Shqipërinë,ja një e zëmë u ndez vetë por të tjerët.Ky është një krim dhe kriminelët duhen varur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?