Kronikë

Zjarret në vend, Yuri Kim: Të trishtuar, ekspertët amerikanë mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur ushtarët shqiptarë

8 Gusht 2021, 09:58| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 10:41

  • Share

Prej javësh tashmë në vendin tonë janë aktivizuar disa vatra zjarri nga veriu në Jug duke djegur një bimësi të madhe , ku dëmi i bërë në faunën dhe florën ende nuk ka një bilanc. Për shuarjen e zjarreve në ndihmë ka ardhur edhe SHBA, ku ka dërguar ekspertë amerikanë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shuarjen e flakëve.

Lajmi është dhënë nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila shkruan se ekspertë amerikanë kanë mbërritur këtë fundjavë. Diplomatja thekson se SHBA dhe Shqipëria janë më të forta së bashku dhe në këtë situata me zjarret ato do të jenë sërish krah për kah.

"Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA përfshirë "kova Bambi" për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku dhe  krah për krah", shkruan Kim.

Më herët në ndihmë erdhën edhe 2 helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, që prej dy ditësh po punojnë për shkuarjen e flakëve. Aktualisht në vend vatrat më problematike janë ato në Dukat dhe Karaburun në Vlorë dhe zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Në Karaburun dhe Dukat prej orës 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve edhe helikopteri holandez 'Chinook' me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra. Ndërsa pritet të ndërhyhet nga ajri edhe në Kukës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?