Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen

6 Korrik 2022, 21:01| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 21:16

  • Share

 

Nga Erseka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për zjarret e shumta që kanë prekur vendin kohët e fundit. Ai bëri me dije se zjarri në Krastë ësjtë vatër serioze dhe në zonë kanë shkuar 60 forca për shuarjen e tij. Teksa theksoi se kemi të bëjmë me një verë të nxehtë ministri bëri me dije se nëpër bashki janë shpërndarë 10 mln dollarë këtë vit si mjete për të ardhur në ndihmë.

'Po hyjmë në ditët e  nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar,në mos më e nxehtë se vitin e kaluar,po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre.

Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë,bashkitë,shërbimin zjarrfikës sepse aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë.

Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia,kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter.

Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës,nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive,as për forcat e armatosura as për min e mbrojtjes.

Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikëseve dhe forcave të armatosura.

Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë,aty kanë shkuar 60 forca po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era.

I kemi marrë të gjitha masat,forca jonë ajrore,mekanizmi evropian i mbrojtjes civile,marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur.

Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat,por s'mund të jetë kështu si funksionon deri tani,nuk mund të them që s'ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre.

Asnjë zjarr nuk merr lërmada të mëdha nëse ndërhyhet në kohë.

Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha.

E rëndësishme është të shmangim ato që mundet.

Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 mil dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile.

Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë .

Një program 30 mil euro financuar nga qeveria gjermane do të aktivizohet së shpejti.

Kur je në piku e zjarreve nuk mjaftojnë kapacitetet që kanë shtetet,mekanizmi europian funksionon për BE dhe partnerët.'- tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Pas 10 orësh, vihen nën kontroll flakët në Krastë, shuhen në Lezhë! Në total digjen 160 hektarë pyje! Zjarrëfikësve iu bashkohet edhe deputeti socialist


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?