Foto ilustruese

Sociale

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra të raportuara në orët e fundit! Aktive vetëm në fshatin Dhores dhe Parkun Kombëtar të Lurës

5 Gusht, 11:18| Përditesimi: 5 Gusht, 11:20

  • Share

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatra aktive:

Në fshatin Dhores,  bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.

Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Zjarre të shuar:

Në malin e Allushit, Bulqizë

Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë

Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë

Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë

Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë

Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë

Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,

Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë

Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,

Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë

Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq

Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?