Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra të raportuara, 19 prej tyre janë shuar! Mbetet problematike situata në Mirditë

3 Shtator, 11:18| Përditesimi: 3 Shtator, 11:35

  • Share

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve janë raportuar 25 vatra zjarri, ku 19 prej tyre janë shuar, ndërsa 6 të tjera vijojnë të jenë aktive.

Një nga vatrat më problematike për shkak të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës - Skuraj, bashkia Kurbin - Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.

Në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:

- 128 forca zjarrfikëse,

- 80 forca ushtarake,

- 17 efektivë të Policisë së Shtetit,

- 69 nga strukturat e emergjencave civile të pushtetit lokal,

- 14 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura,

- 42 pjesëtarë të shërbimit pyjor, dhe

- 52 vullnetarë.

Gjithashtu, në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, duke ndihmuar strukturat operacionale në kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.

Për shkak të temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarreve, qytetarët, veçanërisht fermerët dhe blegtorët,  duhet të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye.

Në fund Ministria e Ministria e Mbrojtjes thekson se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo rrezik që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave kulturore.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?