Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.
Vatra aktive:
Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.
Zjarre të shuar:
Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
*Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.
Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.
Flakët dogjën sipërfaqe të tëra me shkurre dhe bimësi pyjore. Vatra u raportua prej orës 11:00 të ditës së sotme dhe grupet operacionale u hodhën në terren. U bënë edhe evakuime nga fshati Cerkovinë, ku kishte rrezik më të shtuar nga flakët. Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës.
Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit.
Prej disa orësh efektivët janë në terren, duke luftuar zjarrin dhe duke shoqëruar banoret brenda perimetrit të caktuar të sigurisë. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se AKMC vazhdon monitorimin dhe koordinimin në terren për elemimin total të rrezikut. Në Cerkovinë njoftohet se rreziku ka kaluar.
Aktualisht nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në fshatrat përreth.
Vatër zjarri pati edhe në Dhërmi të Himarës në orët e mbrëmjes. Zjarri u raportua pranë varrezave të fsatit, teksa Report Tv siguroi pamjet. Autoritetet dhe zjarrfikësja u njoftuan për të vepruar menjëherë, që vatra të mos përhapej.
Komente
